Flash News

KRYESORE

Kylie Jenner tregon se si e ktheu pasionin në një biznes të fuqishëm

Kylie Jenner tregon se si e ktheu pasionin në një biznes të
Kylie Jenner është kthyer në një nga biznesmenët më të fuqishme në botë në moshën që ajo ka. "Kylie Cosmetics" është kompania e vetë yllit të familjes Kardashian-Jenner dhe sjell fitime marramendëse për 21-vjeçaren Në një intervistë për “Harper’s Bazaar Arabia” Kylie ka treguar se biznesin e nisi për të ndjekur pasionin e saj për ‘make up-in’. Unë nuk e bëj këtë gjë për para apo të mendoj se në të ardhmen do ketë super sukses. Unë i dija talentet e mia dhe isha e pasionuar pas ‘make up-it’, buzëve dhe buzëkuqve. Ka qenë dashuria ime më e madhe për aq sa mbaj mend. Asnjëherë nuk e dija se pasioni mund të kthehej në biznes. Unë thjesht ndoqa zemrën time dhe vazhdova para ashtu si e ndjeja. Tani ndjehem e bekuar çdo ditë kur zgjohem, sepse kënaqem me atë që bëj. Është e mrekullueshme”, ka thënë Kylie. Gjithashtu ajo ka folur për famën dhe ka treguar se është mësuar me faktin e të qenurit në qendër të vëmendjes, duke qenë se Kylie ka qenë vetëm 9 vjeçe kur nisi ‘reality shoë’ ‘Keeping Up With The Kardashians’. Ajo ka shtuar se i ndodh shpesh të stresohet, megjithatë kjo është diçka normale për çdo person, si për ata që janë kanë famë, por edhe për të thjeshtët. Kujtojmë se pak muaj më parë Kylie Jenner u rendit si personazhi i njohur dhe 21-vjeçarja më e pasur në botë duke qenë se prej bizneseve të saj ajo korr rreth 900 milionë dollarë në vit.
 
View this post on Instagram
 

🖤🖤✨✨ @harpersbazaararabia

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

Të fundit