Flash News

KRYESORE

KZAZ-të/ Lleshaj “shënjestroi” Zef Hilën, si parashikohet me ligj shkarkimi i një kryebashkiaku

KZAZ-të/ Lleshaj “shënjestroi” Zef Hilën, si

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj sot në një deklaratë për mediat kërkoi shkarkimin e kreut të bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila pas tensioneve të mbrëmshme në KZAZ-në nr.6 në Bushat, ku materialet zgjedhore u dogjën dhe u plagosën 3 efektivë policie.

Por, sipas dispozitave ligjore, kur parashikohet të shkarkohet një kryetar bashkie dhe a përputhen me pretendimet e Lleshajt këto kritere?

Ligji nr 139/2015 për vetëqeverisjen vendore neni 62 parashikon dispozitat se kur shkarkohet një kryebashkiak.

“Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur:

a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve;

b) dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata;

c) propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.”

Çfarë deklaroi Lleshaj:

“Për arsye të një serie shkeljesh të rënda të detyrës dhe ligjit që kulmuan mbrëmë me sulmin ndaj KZAZ nr 6 nga punonjës të bashkisë së Vaut të Dejës, kryetari i saj do të shkarkohet sot nga detyra me propozim të ministrit të Brendshëm. Të njëjtin fat do ketë ndaj cilitdo që autoritetin e kryebashkiakut do ta përdorë për të penguar zgjedhjet duke i lejuar punonjësit e bashkisë të sillen si forca të dhunshme”, tha Lleshaj, ndërsa sqaroi se materialet e djegura në KZAZ do të zëvendësohen deri në 30 qershor.

Të fundit