Flash News

KRYESORE

La aktrimin për politikën, Ardit Gjebrea “amanet” Erion Isait: Mos fyej dikë me të cilin mund të bësh aleancë nesër

La aktrimin për politikën, Ardit Gjebrea “amanet” Erion

Erion Isai tashmë ka braktisur profesionin e tij të aktorit, duke i hyrë seriozisht politikës.

Pasi falënderoi dje publikisht të gjithë bashkëpunëtorët e tij ndër vite, përfshirë regjisorin Altin Basha, Bes Kallakun, Agron Llakajn, Ardit Gjebrean etj., ky i fundit i është përgjigjur, duke i dhënë një porosi shumë të rëndësishme për rrugëtimin e ri.

“I dashur Erion, jam shumë i lumtur që kemi punuar bashkë dhe uroj të ndodhë përsëri. Tani një rrugë e re të pret dhe me shuuumë përgjegjësi, por vetëm një amanet kam meqë je në fillim (se mos harroj të ta them kur të shihemi): Mos fyej rëndë publikisht dikë me të cilin mund të bësh aleancë nesër dhe mos trego sa pis është dikush që do ta përqafosh nesër, sepse pisllëku nuk do jetë më i tij, por i yti! #besojtekti”, shkruan Gjebrea në profilin e aktorit.

Kjo mbetet për t’u parë sa do ta zbatojë Erioni porosinë e mikut të tij në sferën politike. Isai kandidoi në 30 qershor si kryetar i bashkisë së Ersekës dhe arriti të fitonte pa rivalë.

Të fundit