Flash News

KRYESORE

“La kockat për të na bllokuar”, opozita i përgjigjet kryeministrit: Kërkon të largojë vëmendjen nga problemet

“La kockat për të na bllokuar”, opozita i përgjigjet

“Opozita la kockat për të na bllokuar”. Është kjo fraza që kryeministri Edi Rama shqiptoi dje në konferencën për mediat pasi mori përgjigjen e rekomandimit të Këshillit Evropian për çeljen e negociatave.

Ditën e sotme, opozita e bashkuar i është përgjigjur kryeministrit mbi këtë deklaratë, fill pas takimit me shefen e Politikës së Jashtme, Federica Mogherini, gjatë vizitës së saj në Tiranë.

Në takim i pranishëm nuk ishte kreu i PD, Lulzim Basha dhe të pranishëm ishin kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deputetët e PD, Tritan Shehu dhe Edi Paloka.

Në një prononcim për mediat, ata hodhën poshtë akuzat e Ramës dhe deklaruan se kryeministri kërkon të largojë vëmendjen nga problemet e parashtruara në progres-raportin e KE.

“Rama këkron të largojë vëmendjen nga problemet e vendit, sepse luftën kundër bandave dhe krimit e bën qeveria dhe jo opozita”, u shpreh Monika Kryemadhi, duke shtuar se kushti i vetëm që i kërkuan Mogherinit ishte lirimi i 11 kusianëve që u arrestuan pas protestës së 31 marsit, kundër tarifës së Rrugës së Kombit.

Nga ana tjetër, deputeti i PD, Edi Paloka dha më shumë detaje sa i takon takimit me Mogherinit.

“Ajo që i kërkuam Mogherinit që Komisioni Everopian në të ardhmen të jetë më vëzhdues dhe transparent. E  vërteta dhe zgjidhja e problemit do ndihmojë Shqipërinë. Ka raste si ai i çështjes “Tahiri” që është vërtetuar se ka lidhje me drogën dhe është kalur, zgjidhja e problemeve ndihmon Shqipërinë. Në këtë aspekt urojmë që në qershor negociatat të hapen sepse është në interes të shqiptarëve”, u bshpreh Paloka.

Të fundit