Flash News

KRYESORE

La mazhorancën për të kaluar në opozitë, Bogdani: Manovrat e Veliajt për të mos e sjellë ligjin në Këshillin Bashkiak

La mazhorancën për të kaluar në opozitë, Bogdani:

Këshilltaja e FRD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Mirela Bogdani ishte e pranishme në protestën e organizuar pasditen e sotme nga artistët para Teatrit Kombëtar.

Bogdani shprehu mbështetje e saj për aktorët, të cilët prej ditësh po mbrojnë kauzën kundër rrafshimit të ndërtesës 100 vjeçare.

“Çdo gjë e keqe e ka një të mirë dhe e mira e kësaj çështje është se ka sensibilizuar njerëzit. Askush nuk reaguar për prishjen e Kinema Republikës, nuk ka pasur protesta për prishjen e Kinema 17 Nëntori, pra prishja e Teatrit ka involvuar shumë grupë”, pohoi ai.

Ajo sqaroi për herë të parë se kryebashkiaku Veliaj ka shkelur ligjin pasi nuk e ka dërguar çështjen për aprovim në Këshillin Bashkiak, nisur nga fakti se nuk siguronte 3/5 e votave ose e thënë ndryshe 37 të tilla.

“Para së gjithash, ligji duhet të vinte te ne në Këshillin Bashkiak, pasi trulli këtu është tokë publike që i përket territorit të Bashkisë së Tiranës. Dhe sipas ligjeve duhet të vinte te ne që të jepnim aprovimin, por kjo nuk u bë. Që këtu fillon aspekti anti-ligjor. Veliajt i duheshin 37 këshilltarë që të votonin pro ligjit, por 37 nuk do bëheshin kurrë. Ata mund të bënin 31 por 6 nuk kishin ku t'i gjenin, prandaj ligji nuk erdhi në këshill. U bënë llogaritjet paraprake dhe u mor me mend se këshilltarët e opozitës nuk do të votonin kundër dhe prandaj u përfshi i gjithë pushteti qendror dhe parlementi dhe u bë ligji për shembjen e teatrit”, sqaroi Bogdani.

Të fundit