Flash News

KRYESORE

La në burg 11 protestues, gjyqtarja shoqërohet me forca të shumta policore

Gjyqtarja e Gjykatës së Kukësit, Alma Ahmeti që vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 11 nga 23 kuksianët e arrestuar gjatë protestës në Rrugën e Kombit ka lënë Gjykatën e Tiranës pak minuta më parë.

Ahmeti u pa duke dalë nga salla e Gjykatës së Tiranës rreth orës 18:00 e shoqëruar me forca të shumta policie. Gjyqtarja u pa sot në mesditë në sallën e gjyqit duke lexuar me shpejtësi vendimin ashtu sikurse kishte kërkuar prokuroria.

Vendimi i gjyqtares u prit me pakënaqësi nga familjarët dhe qytetarët e ndryshëm, të cilët qëndruan për disa orë para gjykatës.

Të fundit