Flash News

KRYESORE

La një Andrew muzikant për një Andrew aktor, Rita Ora në një lidhje të re

La një Andrew muzikant për një Andrew aktor, Rita Ora në

Para tre muajsh, këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora i dha fund lidhjes së saj me muzikantin Andrew Watt.

Pas ndarjes duket se këngëtarja nuk e pati shumë të vështirë kapërcimin e momenteve të vështira dhe për këtë i erdhën në ndihmë edhe angazhimet e shumta muzikore.

Por së fundmi Rita duket se ka nisur një lidhje të re me aktorin e njohur Andrew Garfield.

Sipas ‘The Sun’ këngëtarja shqiptare dhe aktori janë në hapat e parë të marrëdhënies.

‘Është me të vërtetë pak shpejt, por ata e pëlqejnë njëri-tjetrin dhe po shikojnë se çfarë po ndodh. Oraret e tyre i bëjnë gjërat e vështira, por ata kanë një lidhje të vërtetë”, shkruan tabloidi anglez.

Të fundit