Flash News

KRYESORE

La qytetarët tre ditë pa ujë, Meçorapaj: A do ta shkarkojë Rama 'live' drejtorin e Sarandës?

La qytetarët tre ditë pa ujë, Meçorapaj: A do ta

Eksperimenti i drejtorit të Ujësjellësit të Sarandës, duke lënë banorët tre ditë pa ujë ka ngjallur reagimin e opozitës. Pas Edi Palokës ka reaguar dhe deputetja e Vlorës, Nada Meçorapaj.

“Cili do të jetë reagimi i kolegëve deputetë të PS të qarkut të Vlorës? A do të japë dorëheqjen kryetari i Bashkisë së Sarandës?”, shkruan Meçorapaj, teksa e konsideron eksperimentin e drejtorit me 'logjikë naziste'.

Reagimi i Nada Maçorapaj:

Sa ditë mund të durojnë sarandjotët pa ujë?!

Drejtori i Ujësjellësit të Sarandës, ka pranuar në një intervistë se ka 'eksperimentuar' me banorët e qytetit duke i lënë tri ditë pa ujë. Ai pranon se e ka bërë këtë për të parë se cilat do të ishin reagimet dhe thotë se askush nuk e mori në telefon për t'u ankuar. 

Ky eksperiment ka 'logjikë naziste'. Ndoshta kjo është filozofia bazë e 'Rilindjes' së Ramës: nacional-socializëm me ndëshkime dhe propagandë. 

Si deputete e qarkut të Vlorës kam disa pyetje:

A e ka fituar ky zotëria me 'konkurs' vendin e punës, apo është 'bir i partisë'?

A do të merren masa ndaj një të papërgjegjshmi të tillë që detyrën e sheh si lojë? Apo do ta shkarkojë kryeministri 'live' për të na dhuruar spektaklin e radhës?

Cili do të jetë reagimi i kolegëve deputetë të PS të qarkut të Vlorës? A do të japë dorëheqjen kryetari i Bashkisë së Sarandës?

 

Të fundit