Flash News

KRYESORE

Laborator i kultivimit të kanabisit në Angli, arrestohen 6 persona mes tyre tre shqiptarë

Laborator i kultivimit të kanabisit në Angli, arrestohen 6 persona mes

Policia e Stefordshajer në Angli ka zbuluar një nga laboratorët më të mëdhenj dhe më të sofistikuar në vend.

Oficerët britanik kanë bastisur një fermë në të cilën kanë konstatuar një numër të madh bimësh narkotike, vlera e të cilës shkonte deri në 1.5 milion sterlina.

Sipas policisë, pjesë e këtij grupi ishin edhe tre shqiptarë. Arrestimi i tyre u bë në vendin e ngjarjes  dirsa pas kërkimve të oficerëve në zonën afër fermës ku kultivoheshin bimët narkotike u bë i mundur dhe arrestimi i pjesës tjerr të grupit. Bëhet e ditur gjithashtu se personat e arrestuar janë të moshave nga 17 në 44 vjeç.

Inspektori Richard Meaden, drejtues i komisariatit në jug të Stefordshajërit, deklaroi se hetimi është ende në fazat e hershme. “Megjithatë mund të konfirmojmë se 3.100 bimë kanabis janë sekuestruar, të cilat do të sillnin fitime deri në 1.5 milion paund”, tha Meaden.

Oficeri i lartë konfirmoi se bëhet fjalë për laboratorin më të madh e më të sofistikuar të kanabisit të gjetur ndonjëherë dhe shprehu kënaqësinë e tij që kjo sasi lënde narkotike po hiqej nga rrugët.

 

Të fundit