Flash News

KRYESORE

Laboratori i drogës, Rama flet para Xhafajt dhe policisë: Provë e qartë force e shtetit

Laboratori i drogës, Rama flet para Xhafajt dhe policisë: Provë e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sekuestrimin e laboratorit të drogës në Has. Operacionin, për të cilin policia nuk ka e ka bërë ende publik, Rama e cilëson si një tjetër provë të forcës së shtetit kundër krimit.

“Në gjithë botën normale operacionet kundër krimit e drogës quhen sukses,në gjuhën e dëshpërimit opozitar ato quhen faje të qeverisë🤡Operacioni i sotëm është një tjetër provë e qartë force e shtetit kundër krimit,në vazhdën e një beteje që do të vijojë pa kompromis👊#DerinëFund🇦🇱”, shkruan Rama në Twitter.

Por ajo që nuk kuptohet është fakti se pse kryeministri nxitoi të reagonte për operacionin në fjalë para policisë dhe ministrit të Brendshëm.

Të fundit