Flash News

KRYESORE

Laçi pa spital 6 muaj pas tërmetit, mjekja publikon foto nga kushtet skandaloze: Sikur ta dinin si e kemi pritur këtë bebe

Mjekja pediatre e spitalit të Laçit Jetmira Tusha ka publikuar kushtet skandaloze se si lindin fëmijët e kësaj zone, e cila prej 6 muajsh vijon të mbetet pa spital pasi u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ajo publikon foto nga momentet kur vjen një jetë një bebe, në ambiente pa kushtet më minimale të lindjes së një fëmije.

“Kjo është bebja jone e lindur me dt 6/6/2020 ora 1. Një vajze e bukur. Faleminderit gocave te mija Angjelina, Albiona,Elona,Drita. Sidomos dy mamive Rexhina dhe Mira. Sikur ta dinin ne cfarë kushtesh e kemi prit ketë bebe do nxitonin te na ndërtonin spitalin”, shkruan mjekja.

Të fundit