Flash News

KRYESORE

Laçjani i dehur i prish takimin, Rama i kthehet: Nuk ta jap fjalën se je nën ndikimin e lëndëve helmuese

Laçjani i dehur i prish takimin, Rama i kthehet: Nuk ta jap fjalën

Kryeministri Rama e ka mbajtur takimin e radhësme të rinjtë e Laçit, por mesa duket diçka nuk ka shkuar ashtu siç pritej. Një prej të pranishmëve gjatë takimit elektoral, ku kryeministri Rama mbante fjalën e tij, ka ndërhyrë vazhdimisht duke e ndërprerë.

Ndërsa laçjani fliste pa pushim, kryeministri Rama është nervozuar, duke i thënë se nuk mund t’i japë fjalën, pasi është mbi moshë. Rama theksoi se ky është një takim me të rinjtë.

“Nuk ta jap fjalën jo, se je mbi moshë. Ky është takim me të rinjtë. Paske ardhur edhe nën ndikimin e lëndëve helmuese luftarake. Nuk ua  jap fjalën se je mbi moshë, ky është takim me të rinjtë”, tha kryeministri Rama.

Të fundit