Flash News

KRYESORE

Lady Gaga-n nuk e përqafon vetëm Bradley Cooper por edhe Irina Shayk

Bradley Cooper nuk u nderua me asnjë çmim "Oscar" edhe pse filmi "A star is Born" ishte ndër më të përfolurit e vitit. Arriti të kishte shumë fansa dhe kimia mes dy aktorëve kryesor (Lady Gaga dhe Bradley Cooper), bëri për vete shumë fansa në gjithë botën. Vetë regjisor dhe aktor në këtë film, Bradley nuk arriri të marrë një çmim por fitoi publikun... ndoshta dhe Lady Gaga-n. Këtë se dimë me siguri por fansat ngulmojnë se mes dyshes ka ndjenja. Një fakt që rriti më shumë dyshimet është ndarja e Lady Gaga-s me të fejuarin e saj, por Bradley dhe Irina vazhdojnë të jenë bashkë. Edhe pse është përfolur shumë për një dashuri të mundshme për Lady-n dhe Bradley-n, duket se Irina e ka po aq shoqe këngëtaren sa dhe bashkëshorti i saj. Mbrëmë në 'Oscars' dyshja na kanë dhuruar emocione të veçanta me performancën e këngës "Shallow". Media dhe komente në rrjetet sociale e diskutuan edhe të tepërt "aktrimin" në skenë të dyshes pasi para Bradley-t dhe Lady Gaga-s ishte dhe Irina Shayk, bashkëshortja e aktorit. Por sa duket Irinën nuk e shqetësojnë shumë këto thashetheme, madje vetë ajo është përqafuar me Lady Gaga-n me po aq përzemërsi sa Bradley.

Të fundit