Flash News

KRYESORE

Lady Gaga rrëfen traumën e moshës 19-vjeçare: Fajësova veten, më vinte turp

Lady Gaga rrëfen traumën e moshës 19-vjeçare:

Këngëtarja me famë botërore, Lady Gaga, është shfaqur gjithmonë para publikut si një femër e fortë dhe moskokçarëse por nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Në eventin e “Elle” ajo ka treguar me lot në sy traumën që pësoi në moshën 19-vjeçare pas përdhunimit.

Ajo ka rrëfyer se fillimisht është përballur me ndjesinë e turpit, gjë të cilën e kanë ndjerë shumë vajza që janë ndodhur në të njëjtën situatë me të.

“Kam fajësuar veten dhe ende ka ditë që mendoj se është faji im. Kjo është barra më e rëndë që unë mbaj prej kaq shumë kohësh”, ka thënë Gaga.

Më tej ajo ka shtuar se këtë gjë e ndau me njerëz të fuqishëm, por askush nuk reagoi dhe nuk i doli në mbrojtje.

Të fundit