Flash News

KRYESORE

Lagjet e reja pas tërmetit, Rama sulmon KÇK: Mund të ketë surpriza për pronat tokë- shtet

Lagjet e reja pas tërmetit, Rama sulmon KÇK: Mund të ketë

Rama është ndalur sërish te ndërtimi i lagjeve të reja në sajë të programit të rindërtimit për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë mbledhjes së radhës me Këshillin e Ministrave, kryeministri nuk la pa përmendur edhe grupin të cilin e cilëson si KÇK ose kap ça t’kapësh, ku akuzon si pjesë të tij prokurorë e gjyqtarë të korruptuar. Rama kërkoi të verifikohen të gjitha pronat tokë-shtet në hipotekë, pasi sipas tij KCK mund t’i ketë grabitur.

“Duhet të përgatiten të dhënat se ku do të ndërtohen lagjet e reja. I jemi referuar pronës tokë-shtet, por KÇK ka bërë të veten, gjatë kohës kur kemi bërë punë të tjera. Ndaj, duhet verifikuar në hipotekë çdo pronë. Që mos të gjendemi me surpriza, kur të shohim që është tokë e cenuar dhe e kafshuar nga KÇK. Raporti duhet të jetë gati javën që vjen, u shpreh kryeministri Rama.

Të fundit