Flash News

KRYESORE

Lagu deputetët me ujë, reagon Bushati: Ndjesë qytetarëve, ishte reagim instiktiv

Lagu deputetët me ujë, reagon Bushati: Ndjesë qytetarëve,

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar në rrjetet sociale pas situatës së tensionuar që u krijua sot në Kuvend, ku në përgjigje të sulmit me miell e vezë nga ana e deputetëve të PD-së, i lagu ata me ujë.

Ai gjithashtu ka kërkuar ndjesë ndaj qyetarëve, ku është shprehur se ky ishte një gjest instiktiv dhe nuk ka mundur ta ruajë kontrollin pas situatës së krijuar.

“Dua të pranoj që në fillim se ndjehem keq për reagimin tim instiktiv ndaj agresionit të ulet me miell, vezë e të tjera mjete rrethanore, nga grupi i pushtuesve të dhunshëm të foltores Kuvendit- pa llogaritur lumin e të sharave vulgare me “libër shtëpie”! Kërkoj ndjesë publikisht për faktin që nuk arrita të ruaj gjakftohtësinë në ato kushte krejt të paimagjinueshme për cdo mjedis publik, e lëre pastaj për një parlament demokratik dhe i kërkoj Kryetarit të Kuvendit të kërkojë sanksionin përkatës ndaj meje”, ka shkruar Bushati në Facebook.

Ndërkohë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi kërkoi përjashtimin e Bushatit nga Kuvendi, pasi sipas saj ishte ai provokatori që ngjalli tensione ditën e sotme.

Reagimi i plotë:

“Dua të pranoj që në fillim se ndjehem keq për reagimin tim instiktiv ndaj agresionit të ulet me miell, vezë e të tjera mjete rrethanore, nga grupi i pushtuesve të dhunshëm të foltores Kuvendit- pa llogaritur lumin e të sharave vulgare me “libër shtëpie”! Kërkoj ndjesë publikisht për faktin që nuk arrita të ruaj gjakftohtësinë në ato kushte krejt të paimagjinueshme për cdo mjedis publik, e lëre pastaj për një parlament demokratik dhe i kërkoj Kryetarit të Kuvendit të kërkojë sanksionin përkatës ndaj meje.

Por reagimi im i tepërt në atë skenë ku ligësia e verbërisë politike u ul sot përsëri këmbëkryq, duke na turpëruar të gjithëve, edhe njëherë tjetër në sytë e prindërve e të fëmijëve të këtij vendit, as nuk e fshin as nuk e lehtëson barrën e rëndë të përgjegjsisë së dhunuesve recidivë të bashkëjetesës parlametare. Të cilët jo vetëm ushqejnë përditë publikun me helmin e gjuhës më vulgare të mundshme, jo vetëm nxisin përditë rrëmujë e jo vetëm kërkojnë përditë shesh për të bërë përshesh, po janë bërë shembulli udhëheqës për cdo rrëmujaxhi e shkatërrues potencial të pronës e të aspiratave të qytetarëve të mirë të këtij vendi.

Ata kanë frikë nga pasojat e reformës në drejtësi. Ata kanë frikë nga hedhja dritë mbi zullumet e tyre të njohura botërisht apo ende të panjohura për shumëkënd. Ata kanë frikë nga hija e tyre dhe bërtasin si ai që ka humbur rrugën në pyll, prej dëshpërimit që u shkakton frika prej gjurmëve që kanë lënë me vendimarrjet e veprimet e tyre korruptive gjatë viteve të keqqeverisjes.

Salla e kuvendit, nga një hapsirë ku, si në çdo vend të botës demokratike duhet të triumfojë debati i civilizuar, është kthyer nga shpurat e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit në një skenë turpëruese, ku opozita me çdo kusht kërkon të vrasë fjalën, argumentin dhe vetë ligjësitë e bashkëjetesës demokratike.

Javën e ardhshme Shqiperia dhe shqiptarët presin një lajm të një rëndësie të posaçme; rekomandimin e Komisionit Evropian për celjen e negociatave të shqipërisë me BE-në. Në vend që të ishim sot të gjithë bashkë për këtë sukses të Shqipërisë, jo të qeverisë, të shqiptarëve pa dallim, jo të një pale në kuvend, jemi ndarë keqaz nga një opozitë që investohet çdo ditë e më shumë për ta kthyer këtë vend në problem për miqtë e partnerët e Shqipërisë.

Është e qartë: sa më shumë i afrohemi Evropës, sa më të shumëta e konkrete bëhen rezultatet e reformave dhe veçanërisht të reformës në Drejtësi dhe Vetingut, aq më keq ndjehen dhe sillen me vetë Shqiperinë, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi në krye të kanakareve të tyre qorra e shurdhë ndaj çdo zëri arsyeje.

Por Shqipëria i ka përmbushur detyrat e shtëpisë për marrjen rekomandimit të shumëpritur dhe as këta të dëshpëruar e të frikesuar dhe as kushdo tjetër nuk mund ta djegin këtë stacion të ri të rrugëtimit tonë evropian, sic dogjën pronën e përbashkët në Kukës.

Njësoj siç tentuan të bllokojnë reformën në drejtësi me çdo mjet dhe siç tentuan të shkaterrojnë zgjedhjen për të bllokuar Vetingun, ata sot po tentojnë të bllokojnë të ardhmen e Shqipërisë Evropiane. Nuk ia dolën atëherë, nuk do t’ia dalin dot as tani. Edhe njeherë ndjesë për çka unë personalisht nuk munda të evitoj sot dhe më vjen vërtet mirë që i përkas një familje politike, ku gabimet shihen në sy dhe kush gabon nuk i bën bisht përgjegjesisë së vet ndaj publikut!”, ka shkruar Bushati në Facebook.

Të fundit