Flash News

KRYESORE

Lajçak: BE duhet të ftojë Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, në të kundërt pasojat janë serioze

Lajçak: BE duhet të ftojë Shqipërinë dhe

Kreu i OSBE, Miroslav Lajçak, njëkohësisht ministër i Jashtëm i Sllovakisë gjatë takimit informal të ministrave të Punëve të Jashtme, Gymnich, që po zhvillohet në Helsinki të Finlandës deklaroi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të marrin një ftesë nga Bashkimi Evropian.

“Do të keni më shumë në tetor në Këshillin e përgjithshëm. Mendoj se do të ishte një sinjal i fuqishëm se sa seriozë jemi ne. Unë shpresoj që ne të jemi seriozë. Shpresojmë të ketë një ftesë sepse do të kishte pasoja serioze për të ardhmen e procesit të zgjerimit”, deklaroi Lajçak.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili diskutoi për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në shërbim të procesit të anëtarësimit në Bashkimit Evropian.

Të fundit