Flash News

KRYESORE

Lajm fantastik në Bundesligë, po gatuhet operacioni 100 mln euro

Lajm fantastik në Bundesligë, po gatuhet operacioni 100 mln euro

Kai Havertz është lojtari më premtues i futbollit gjerman. Nëse para disa vitesh ishte Mario Gotze, tashmë është mesfushori i Bayer Leverkusenit.

Ai nuk blen modelet më të fundit të makinave dhe as nuk ka ndonjë stil flokësh të befasishëm për rrjetet sociale, por punon fort dhe ka shumë cilësi. Sipas asaj që ka thënë vetë trajneri i tij, Peter Bosz, Havertz do të largohet nga Bayer Leverkusen në merkaton e verës.

“Është e pamundur që ta mbajmë, sepse sepse po flasim për një lojtar që vlen 100 milionë euro. Gjëja e mirë është se me ato para do të përforcohemi në 3-4 pozicione”, ka thënë Bosz.

Havertz pritet të bëhet lojtar i Bayern-it, klub që është gati të heqë brazilianin Coutinho vetëm që mesfushori gjerman të bëhet lider i ofensivës bavareze.

Të fundit