Flash News

KRYESORE

Lajm i keq për Kosovën, humb sulmuesin kryesor para ndeshjes me Çekinë

Lajm i keq për Kosovën, humb sulmuesin kryesor para ndeshjes me

Kosovën e pret një ndeshje vendimtare me Çekinë pas dy ditësh, duke shpresuar të dalë e dyta në grup dhe të ketë shansin të provojë shijen e Europianit të tyre të parë në histori. Dardanët, megjithatë, vuajnë një mungesë kryesore.

Tekniku Bernard Challandes duhet të formojë një formacion pa sulmuesin Vedat Muriqi. Federata e Kosovës ka konfirmuar mungesën e tij për shkak dëmtimi. Ai ka dashur me çdo kusht të ishte gati, por pas ekzaminimeve mjekësore dhe konsultimeve në Zvicër ka rezultuar që paraqitja e tij është e pamundshme.

Muriqi është një sulmues me shumë vlera dhe Kosova bazohet gjithmonë te forca e tij. Mungesa e tij është një pikë e dobët për Dardanët.

Të fundit