Flash News

KRYESORE

Lajm i mirë! Manastirliu: Drejt shërimit kontakti i parë i “pacientit zero” me koronavirus në Shqipëri

Lajm i mirë! Manastirliu: Drejt shërimit kontakti i parë i

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shpërndau një lajm, ku shkruan se një ndër pacientët që identifikuar me koronavirus në Shqipëri po shkon drejt shërimit. Manastirliu shprehet se ai është kontatki i parë i “pacientit zero” që u identifikua me koronavirus në Shqipëri.

Lajm i mirë: Pacienti i parë që nis rrugën e shërimit nga #COVID-19. Rezulton negativ kontakti i parë i pacientit zero që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri. Do të kryhen testime të tjera për të monitoruar gjendjen e pacientit!”, shkruan Manastirliu.

Ndonëse nuk e shpreh, faktet të çojnë te babai i 28-vjeçarit nga Tirana, që u identifikua si “pacienti zero” me koronavirus në Shqipëri. Babai i tij ishte kontakt i parë, që në teste rezultoi pozitiv me koronavirus por duket se tashmë po shkon drejt shërimit.

Për këtë rast reagoi dhe Kryeministri Edi Rama, që gjithashtu e cilëson si “lajm të mirë”, ndërsa shton se duhet të priten analizat e dyta pas 48 orësh.

"Një lajm i mire: kontakti i parë i pacientit zero që kurohet në spitalin infektiv doli negativ në testin e pare. Nëse edhe në testin e dytë pas 48 orësh ky rezultat do të konfirmohet, atëherë do të kemi të shëruarin e pare. Të presim dhe të lutemi që zoti t’u japë forcë të sëmurëve dhe heronjve me bluza të bardha, në vijën e zjarrit me armikun. Durim, besim dhe durim, durim, durim!", shkruan Rama.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/photos/a.176090302847028/908325532956831/?type=3&theater

Të fundit