Flash News

KRYESORE

Lajm i mirë nga Kina/ E mori nga e ëma shtatzënë, foshnja e 17-ditëshe shërohet nga koronavirusi pa ilaçe

Lajm i mirë nga Kina/ E mori nga e ëma shtatzënë, foshnja e

Një foshnje, e lindur 17 ditë më parë, nga një mama e prekur nga koronavirusi është rikuperuar totalisht.  Ajo e ka marrë veten pa asnjë ilacc. Lajmi konfirmohet nga mjekët në Ëuhan.

E porsalindura është pacienti më i ri që është shëruar nga virusi në Kinë deri më tani, raporton media shtetërore. Fëmija u largua nga Spitali i fëmijëve në Ëuhan të premten pasi bëri një shërim të plotë vetë.

Për shkak se simptomat e vajzës nuk ishin të dukshme, mjekët vendosën të mos i jepnin ilaçet e saja me antibiotikë dhe e lanë të mposhtte vetë sëmundjen. "Ajo nuk kishte vështirësi të dukshme në frymëmarrje, nuk kollitej ose kishte ethe, prandaj ne i dhamë trajtim vetëm për gjendjen e saj të miokardit," i tha Dr Zeng transmetuesit shtetëror për CCTV.

Vajza lindi në 5 shkurt dhe u transferua në Spitalin e Fëmijëve Wuhan në të njëjtën ditë.

Burimi: Dailymail

Të fundit