Flash News

KRYESORE

Lajm i mirë! Një tjetër i infektuar me koronavirus në Shqipëri po shkon drejt shërimit

Lajm i mirë! Një tjetër i infektuar me koronavirus në

Një tjetër person i infektuar me koronavirus në Shqipëri, pasi po shkon drejt shërimit. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico deklaroi këtë lajm në emisionin “Real Story”, të gazetarit Sokol Balla. Fico u shpreh se një tjetër person që është ritestuar, ka dalë negativ pasi më herët ishte konfirmuar i infektuar me koronavirus. Këtë, Alban Fico, e quajti lajm të mirë.

“Këtu ka një lajm të mirë sepse një nga gjërat që më bën optimiste është fakti se ne kemi filluar të ritestojmë, dy prej tyre kanë rezultuar të negativizuar. Nesër do vijojmë. Po rritet numri i testimeve tek ata që janë të prekur”, tha Fico.

Por, sa gjasa ka që Shqipëria të ketë skenarin italian? Albana Fico deklaroi se vendi ynë nuk qasje me këtë skenar. Sipas saj, janë dy arsye për këtë.

“Ne nuk kemi qasjen me skenarin italian për 2 arsye. Së pari në kushtet ku ndodhemi kemi marrë një seri masash shumë shpejt për të lokalizuar infeksionin dhe për të mos lejuar transmetimin e mëtejshëm të tij. Është një gjë që është në dinamikë. Kjo linjë që është vendosur për publikun është shumë e rëndësishme”, deklaroi Fico duke iu referuar numrit 08004040 të vënë sot në dispozicion për qytetarët.

Të fundit