Flash News

KRYESORE

Lajm i trishtë për sportin, ndërron jetë legjenda Kobe Bryant

Lajm i trishtë për sportin, ndërron jetë legjenda Kobe

Kobe Bryant ka ndërruar jetë. Këtë lajm nuk do të donim kurrë ta raportonim as për tallje, por fatkeqësisht është i vërtetë. Legjenda e NBA-së, sipas TMZ, ka pësuar një aksident me helikopter mëngjesin e së dielës.

41-vjeçari po udhëtonte bashkë me së paku tre persona të tjerë me helikopterin e tij privat. Kjo është një mënyrë udhëtimi që ai e ka praktikuar bujshëm prej vitesh. Helikopteri ka shpërthyer në flakë dhe askush brenda tij nuk ka mbijetuar. Përplasja ka ndodhur në Calabasas, California.

Në helikopter nuk kanë qenë të pranishëm asnjë anëtar i familjes së Bryant, i cili ka lënë pas bashkëshorten e tij Vanesa dhe katër vajza. Fëmija i fundit lindi në verën që lamë pas.

Të fundit