Flash News

KRYESORE

Lajm i mirë për ata që udhëtojnë, kontrollet brenda Schengenit pritet të hiqen

Lajm i mirë për ata që udhëtojnë, kontrollet brenda

Komisioneri Evropian për Migrantët, Dimitris Avramopoulos, ka deklaruar sot për Këshillin e Punëve të brendshme të BE-së se ka ardhur koha që t’i kthehemi funksionimit normal të Schengenit.

“Unë nuk mendoj se duhen zgjatur kontrollet në kufijtë e brendshëm,” tha Avramopoulos.

Takimi i Këshillit të Punëve të Brendshme të BE-së u kërkua nga Franca, Gjermania, Danimarka, Austria dhe Norvegjia për të krijuar mundësinë për shtrirjen e kontrolleve të kufijve të brendshëm për shkak të kërcënimit të terrorizmit.

Megjithatë, javën e kaluar Avramopoulos ka deklaruar se Komisioni Evropian ishte duke punuar për një ndryshim të Marrëveshjes së Schengenit.

Të fundit