Flash News

KRYESORE

Lajm i mirë për Ramën, 188 aplikime për 40 vende në Zyrën e Bashkëqeverisjes

Lajm i mirë për Ramën, 188 aplikime për 40 vende në

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot mbasdite se ka mbërritur në 188 numri i aplikimeve për t’u punësuar ne Zyren e Bashkëqverisjes me Qytetarët. Rama i kujton aplikantëve të dorëzojnë letrat e motivimit dhe ato të rekomandimit.

“Falenderojme aplikantet qe i kane plotesuar aplikimet e tyre, sipas kerkesave te aplikimit, per te cilin rikujtojme se kerkohet Leter Motivimi (pse dua te punoj ne kete zyre) + CV + 2 letra rekomandimi te kandidatures (nga ish-dekane ose pedagoge te fakultetit ku aplikanti ka kryer studimet; punedhenes te meparshem; figura te respektuara te komunitetit ku aplikanti ka banuar apo banon aktualisht). Perndryshe aplikimi konsiderohet i pavlefshem.Aplikimet jane te hapura deri ne 27 gusht.”-shkruan Rama në facebook.

Të fundit