Flash News

KRYESORE

Lajme shprese nga Italia: Mbi 2 mijë të shëruar në 24 orë, bie numri i viktimave

Lajme shprese nga Italia: Mbi 2 mijë të shëruar në 24

Lajme shprese nga Italia! Në 24 orët e fundit janë shëruar mbi 2.000 persona, duke vendosur një rekord që prej nisjes së epidemisë. Ndërkohë, tjetër lajm pozitiv është fakti se pacientët e shtruar në spital po bien, madje edhe ata që janë në kujdesin intensive për të pestën ditë radhazi, është në rënie. Në 24 orët e fundit, në spital janë shtruar në kujdesin intensive 99 pacientë më pak se dje, ndërsa në total janë duke u trajtuar 3693 persona.

Gjithashtu edhe numri i personave që po marrin kurim në spital është 233 pacientë më pak se një ditë më parë, ndërsa në total janë 28485 pacientë. Numri i viktimave mbetet i lartë, por përsëri në rënie. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 542 shtetas, ndërsa dje ishin 604 persona. Në total numri i të vdekurve ka shkuar në 17669 persona.

Të shëruar tashmë janë 26491 pacientë, ndërsa në 24 orët  e fundit janë rikuperuar 2099 persona. Italia numëron në total 139 422 persona që prej nisjes së epidemisë. Në 24 orët e fundit pati një rritje të të infektuarve me rreth 3836 shtetas, ndërsa në të gjithë vendin janë kryer 51 680 tampone, në 24 orët e fundit. Ky është një rekord i ri i testeve të kryera që prej nisjes së pandemisë.

Të fundit