Flash News

KRYESORE

Lajme, telenovela, debate politike/ INSTAT: Nëntë në dhjetë shqiptarë janë të ekspozuar ndaj mediave

Lajme, telenovela, debate politike/ INSTAT: Nëntë në dhjetë

Lajmet, telenovelat dhe debatet politike janë një mjet i rëndësishëm për kalimin e kohës nga shqiptarët. Në një anketë të fundit të realizuar nga INSTAT, në më shumë se 16 mijë persona, rezulton se nëntë nga dhjetë shqiptarë janë të ekspozuar ndaj mediave.  Televizioni është media dominuese: 91% e grave dhe 88% e burrave shikojnë televizor të paktën një herë në javë.

Burime të tjera informacioni janë gazetat (17% e grave dhe 25% e burrave lexojnë gazeta të paktën një herë në javë) dhe radio (15% e grave dhe 30% e burrave dëgjojnë radio të paktën një herë në javë). Vetëm 8% e femrave dhe 10% e meshkujve nuk janë të ekspozuar ndaj asnje prej tre mediave tradicionale.

Ekspozimi ndaj tre mediave masive rritet me nivelin arsimor. Përqindja e grave që ndjek tre mediat, rritet nga 2% të gratë me arsim fillor në 14% në mesin e atyre që kanë arsim universitar ose pasuniversitar. Tek burrat, rritja korresponduese rritet nga 1% në 19%.

Anketa doli në përfundimin se përdorimi i internetit është shumë i përhapur dhe meshkujt e përdorin më shumë se femrat (84% kundrejt 73%)./ Monitor

Të fundit