Flash News

KRYESORE

Lajmërimi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar: Boksi rrezikon të përjashtohet nga "Lojërat Olimpike"

Lajmërimi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar: Boksi rrezikon

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka lajmëruar se sporti i boksit mund të përjashtohet nga Lojërat Olimpike pasi një biznesmen nga Uzbekistani, i cili ishte i akuzuar për lidhje me krimin e organizuar, kandidoi pa kundërshtar në garën për president të Shoqatës së Boksit Amator.

Bëhet fjalë për biznesmenin Gafur Rakhimov, i cili vitin e kaluar është përshkruar nga Departamenti Amerikan i Thesarit si një nga kriminelët kryesorë të Uzbekistanit, i përfshirë në tregtinë e heroinës.

Rakhimov i ka mohuar këto akuza, ndërkohë që komiteti  bëri me dije se ekzistenca e boksit në programin olimpik dhe njohja e Shoqatës Ndërkombëtare të Boksit janë nën kërcënim.

Boksi është në program në çdo olimpiadë që nga viti 1920.

Të fundit