Flash News

KRYESORE

“Lajmëtari i Perëndisë” paralajmëron luftën bërthamore, pasi parashikoi fitoren e Trump

“Lajmëtari i Perëndisë” paralajmëron luftën

Horacio Villegas është cilësuar ndryshe si “Lajmëtari i Perëndisë”, është pikërisht njeriu që parashkoi fitoren e presidentit Trump në zgjedhjet presidneciale në SHBA. Nëse parashikimi i fitores së Trump ishte thjeshtë një garë zgjedhore, ai vjen me një tjetër parashikim tashmë, por që askush nuk do të donte ta dëgjonte. Sipas “The Sun” ai ka parashikuar datën se kur do të shpërthejë lufta berthamore.

Sipas tij, jemi pikërisht në vitin që pritet të shpërthejë lufta bërthamore, e cila përkon me 100 vjetorin e vizitës së Zojës së Fatimes. Horacio thote se dita do të bjerë në 100 vjetorin e vizitës së Zojës së Fatimes, Virgjëreshës Mari, e cila filloi më 13 maj 1917.

Horacio nga Teksasi i SHBA-së, parashikoi fitimin e zgjedhjeve nga Trump që në vitin 2015. Ai gjithashtu etiketoi Presidentin e SHBA-së si “Mbreti i Illuminatit” i cili do të “sjellë botën në luftën e tretë botërore”. Njëkohësisht, një nga profecitë e tij ishte edhe se Trump do të sulmonte Sirinë, tashmë fakt i vërtetë.

Vizioni i tij i fundit erdhi tek ai në formën e një ëndrre, në prill, në të cilën Horacio thotë se “pa topa të zjarrit që binin nga qielli dhe godisnin tokën. Njerëzit ishin në përpjekje për t’u fshehur nga ky shkatërrim”,-shtoi ai. Sipas tij, “Mesazhi kryesor për njerëzit, është që duhet të dinë për t’u përgatitur pasi kjo luftë do të ndodh dhe përfundon me shkatërrime, tronditje dhe vdekje”.

Të fundit