Flash News

KRYESORE

Lajmi i bujshëm i Bashës: Deputeti në ndjekje penale, është arrestuar drejtori i spitalit

Lajmi i bujshëm i Bashës: Deputeti në ndjekje penale,

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka lajmëruar në emisionin “Opinion” se ka nisur procedim penal ndaj deputetit të LSI, Gledion Rehovica, pasi është zbuluar se ishte i përfshirë në një skemë korruptive për blerjen e votave.

Basha njoftoi gjithashtu se është arrestuar edhe drejtori i Spitalit të Beratit, i përfshirë gjithashtu në këtë skemë korruptive.

“Policia ka çuar për ndjekje penale deputetin e LSI­së. Ai dhe drejtori i spitalit janë kapur në një skemë korruptive. Ky është fati që pret çdo deputet. Në arritëm një fitore të rëndësishëm, Republika e vjetër me atë marrëveshje kapitulloi. Unë jam informuar që në mënyrë operacionale ka një material të filmuar, ku bashkë me drejtorin e spitalit, kanë operuar me një skemë korruptive”, deklaroi Basha.

Habia e Bashës përballë Fevziut: Po pse duhet ta pyes Berishën?!

Të fundit