Flash News

KRYESORE

Lajmi i fundit/ Basha zgjidh 'hallin' edhe me dy aleatë të tjerë: Dule dhe Tahiri në Vlorë

Lajmi i fundit/ Basha zgjidh 'hallin' edhe me dy aleatë të

Vangjel Dule i PBDNJ dhe Dashamir Tahiri i Partisë Republikane do të garojnë të dy në Vlorë nën siglën e Partisë Demokratike. Kjo është 'paqja e fundit' që është arritur mes kryetarit Basha dhe dy aleatëve të vegjël të PD pak para mesnatës së të premtes.

Vangjel Dule u diskutua si një kandidat i mundshëm për listën e Gjirokastrës, por u zhvendos prej atje në Vlorë, nga kishte dalë si deputet në zgjedhjet e vitit 2013 në aleancë me Partinë Socialiste. Dashamir Tahiri, një deputet i PDIU, preferoi Partinë Demokratike pasi Shpëtim Idrizi kaloi me qeverinë. Në zgjedhjet e 25 qershorit, ai do të garojë për Republikanët formalisht, por nën siglën e aleatit të madh, PD.

Të fundit