Flash News

KRYESORE

Lajmi i fundit/ Dy 5-a dhe '13-a me fat'. Këta janë numrat që aleati i Bashës do të ketë në listat e deputetëve

Lajmi i fundit/ Dy 5-a dhe '13-a me fat'. Këta janë numrat

Agron Duka, i Partisë Agrare Ambientaliste, ka marrë një ofertë të mirë nga kryetari i PD, Lulzim Basha, për pozicionet dhe emrat në listat e kandidatëve për deputetë.

Burime të sigurta i thanë Politiko.al se Agron Duka do të garojë nën siglën e PD, në një vend të sigurt në listën e qarkut të Durrësit. Dy bashkëpunëtorë të afërt të kryetarit të Agrarëve do të kenë gjitashtu 'vende pëllumbash'.

Adi Haxhiymeri do të jetë në listën e Tiranës dhe Olsi Cukaj në listën e Fierit.

5 për Durrësin. 13 për Tiranën dhe 5 për Fierin. Këta janë numrat që ka marrë Agron Duka.

©Politiko.al. Merre, por na cito. E kemi vetem ne!

Të fundit