Albin Kurti heq taksën 100% ndaj mallrave serbe

Vetëm para pak minutash Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar, përmes një konference të jashtëzakonshme për mediat, se ka hequr taksën 100% ndaj mallrave serbe, jo në tërësi për  por vetëm për lëndën e parë.

Sipas Kurtit ky vendim do të zbatohet nga 15 marsi, duke shtuar se nëse Serbia dëshmon se do ndalë fushatën për çnjohje ndaj Kosovës, Qeveria e Kosovës do ta largojë tarifën 100% plotësisht më 1 prill 2020.

“Pas takimeve me prodhuesit vendorë, kam ardhur tek ky qëndrim sa i përket tarifës 100%. Si Qeveri e Kosovës, nga java e ardhshme kemi vendosur që më 15 mars të hiqet taksa ndaj lëndës së parë,

Nëse pala serbe dëshmon në ndalimin e fushatës dhe barrierave, atëherë duke filluar nga data 1 prill qeveria do ta heq tërësisht tarifën për import për një periudhë prej 90 ditësh. Kjo si shenjë për gatishmëri për marrëveshjen ekonomike tregtare me Serbinë. Ftojmë Serbinë që të zotohet që ta ndërpresë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Kurti.