Flash News

KRYESORE

Lajmi i fundit/ Meta i bën thirrje Ramës: Nuk është koha për të treguar ‘muskujt’

Lajmi i fundit/ Meta i bën thirrje Ramës: Nuk është koha

Në një deklaratë për mediat, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë sërish thirrje për dialog mes palëve, që do të kthente në normalitet situatën dhe do t’i hapte rrugën zgjedhjeve demokratike.

Sipas Metës, nuk është momenti për të treguar prova force, por për maturi dhe përgjegjshmëri për interesat e vendit.

“U bënë dhjetë ditë që është në fuqi dekreti i Presidentit të Republikës për anulimin e datës së zgjedhjeve më datë 30 qershor, me qëllim qetësimin e situatës dhe krijimin e mundësive për dialog, që do të normalizonte situatën politike dhe do të krijonte mundësinë për një datë të re të zgjedhjeve vendore, gjithëpërfshirëse dhe demokratike. Theksoj sërish se nuk është kurrsesi momenti për prova force, për retorikë përçarëse dhe provokuese, por për maturi dhe përgjegjshmëri të lartë për interesat kombëtare të vendit dhe vazhdimësinë e integrimit evropian që është objektiv kombëtar i të gjithë shqiptarëve. Sërish insistoj me forcë rëndësinë e dialogut mes palëve e njëkohësisht gatishmërinë time për të kontribuar për një zgjidhje sa më të shpejtë”, thuhet në deklaratën e Presidentit Ilir Meta.

Të fundit