KRYESORE

Lajmi i fundit/ Mikel Shallari autori i vrasjes së Artan Cukut

Lajmi i fundit/ Mikel Shallari autori i vrasjes së Artan Cukut

Autori kryesor i dyshuar i policisë për vrasjen e komisarit të policisë Artan Cuku, është Mikel Shallari 25 vjeç banues në Kuçovë, ndërsa është ndaluar në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë, teksa po lëvizte me makinë me dy persona te tjere.

Pas ndalimit të tij, policia ka shoqëruar edhe të atin me inicialet E. Shallari dhe disa familjarë te tij duke e çuar numrin në tetë. Për Mikel Shallarin ende nuk është lëshuar urdhër arresti, por sipas policisë ka prova të forta që e implikojnë 25­vjeçarin me vrasjen e Artan Cukut.

Në orët në vijim pritet që Policia e Tiranës të dalë në një deklaratë për shtyp për të dhënë më shumë detaje, ndërsa burimet e Report Tv deklarojnë se policia ra në gjurmët e autorit pas ADN­së rrobave. Autori i vrasjes është identifikuar nga ADN­ja, pasi pas krimit ai hodhi rrobat në një kosh.

Të fundit