Flash News

KRYESORE

Lajmi i rremë për tërmetin, Braçe: Autorët do të përballen me ligjin, nuk ka falje

Lajmi i rremë për tërmetin, Braçe: Autorët do të

Zëvendëskryeministri Erion Braçe në një deklaratë për mediat është ndalur te lajmi i rremë që u shpërnda mbrëmë nga disa portale për një tërmet të mundshëm.

Braçe theksoi se autorët e lajmit të rremë do të përballen para ligjit, me theksin se ‘nuk mund të falen ata që ngritën në mes të natës të moshuarit e fëmijët duke përhapur panik në gjithë Tiranën’.

“Dje nga lajmi i rremë i fabrikuar qëllimisht si shembull i një gazetarie jo të ndershme. Qeveria mbështet standardet evropiane të medias. Por kërcënimi i sigurisë kombëtare kërkon të njëjtën vendosmëri për lajmet e rreme. Lajmi i djeshëm shkaktoi panikun më të madh në vend që mund të kishte pasoja për jetën e pronën. Çdo gërmë dje ishte e qëllimshme. Ne jemi të vendosur që ata të përballen me ligjin, autorët e lajmit të rremë. Çdo gjë është e faktuar edhe forca e ligjit do ti japë fund.  Nuk mund të fal ankthin e frikën e djeshme të nënave me fëmijë. Nuk kam ndërmend të fal mundin e të moshuarve që me zor dje u çuan nga shtrati për të dalë në rrugë”-përmbylli Braçe.

 

Të fundit