Flash News

KRYESORE

Lajmi i rremë për tërmetin/ Lleshaj: Dy gazetarët janë paguar për të krijuar panik, paketa anti-shpifje do ta pastrojë median nga rrenat

Lajmi i rremë për tërmetin/ Lleshaj: Dy gazetarët janë

Lajmi i rremë për një tërmet të fuqishëm 6 ballë të shkallës rihter ka sjellë reagimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Në një lidhje telefonike për Report TV ka thënë se dy gazetarët e shoqëruar nga policia, nuk janë njerëz të thjeshtë por janë paguar që të bëjnë pikërisht atë që ndodhi mbrëmë në Tiranë, duke krijuar panik.

Konkretisht bëhet fjalë për gazetarin e portalit ‘Syri.net’, Aurel Rakipllari dhe gazetaren e gazetës ‘Shekulli’, Daniela Grrica.

Sipas Lleshajt lajmi i publikuar ishte i pa moralshëm dhe kundër çdo veprimi normal që do të bënte një shqiptarë. Ndër të tjera Lleshaj tha se ky lajm që krijoi mjaftë panik në kryeqytet mund të shkaktonte edhe dëme më të mëdha, ku si pasojë e panik mund të krijoheshin ngjarje kriminale.

“Situata për panikun që u përhap është e pazakontë, është e rrallë, jemi në një situatë.. , është e pamoralshme e pandershme e rrezikshme. Pasi në mes të panikut u tentua të krijohen probleme , u krijua hapsirë për krimin për fenomene te tjera. Pastaj bllokim të trafikut . Tirana ka trafik të rënduar në çdo kohë dhe kjo që nxorrën në rrugë është jashtëzakonisht i dëmshëm. Ata duhet të përballen me drejtësinë. Bëhet fjalë për përpjekje të mirë llogaritura. Jo se u angazhuan qytetarët të papërgjegjshëm, Por të paguar për të krijuar atë që u krijua për pak momente”, tha Lleshaj.

Për sa i përket paketës anti shpifje, ai tha se ajo është shumë afër dhe me anë të saj do të bllokohen mundësitë që të krijohen problematika të tilla siç u krijua nga lajmi i rremë që u shpërnda mbrëmë. Sipas ministrit të Brendshëm, ky ligj është i domosdoshëm për të pastruar median nga rrenat publike.

"Rasti i mbremshme është rasti tipik për të pastruar median nga rrenat publike, duhen quar rrena. Ligji është domosdoshmëri rrena dhe fjala e lirë janë të kundërta duhet bllokimi për rrenën. Legjislacioni është në rrugën e vet shumë shpejt do të vijë në ndryshimet ligjore për atë pjesë të parregulluar.  Kodi penal parashikon masa të forta për këtë çështje pasi pasojat janë të jashtëzakonshme, anë më të rënda se aktet kriminale. Masat duhet të jenë të forta. Po hetojmë në thellësi këtë tentativë të rrezikshme. Po bëjmë ndryshime ligjore për të mos patur më të tilla raste”, u shpreh Lleshaj.

Të fundit