Flash News

KRYESORE

Lajmi në ‘Politiko.al’/ Vjollca Hoxha pret në takim biznesmenin e fuqishëm Shefqet Kastrati

Lajmi në ‘Politiko.al’/ Vjollca Hoxha pret në takim

Dy prej njerëzve më të pasur në Shqipëri, Vjollca Hoxha dhe Shefqet Kastrati kanë zhvilluar sot një takim ‘kokë më kokë’. Burime për Politiko.al bëjnë të ditur se takimi Hoxha-Kastrati është zhvilluar rreth orës 09:30, në zyrat e Top Channel, tek Piramida.

Detaje nga takimi nuk janë siguruar ende, por ai është realizuar vetëm dy ditë pasi Politiko.al raportoi për interesimin e Kastrati grup për të blerë televizionin në pronësi të familjes Hoxha. Drejtues të ‘Kastratit’, në kontaktin me Politiko, kanë mohuar interesin për të marrë nën kontroll ‘Top Channel’-in, gjithsesi, informacionet që vijnë e konfirmojnë një interes të tillë.

Kronika e publikuar më 16 mars nga ‘TCH’ për planet e Kastratit, për të ngritur dy kulla të reja pas ish-hotel ‘Sheraton’, u pa si kundërpërgjigje dhe mesazh i drejtuesve se televizioni nuk ishte në shitje. Megjithatë, takimi i sotëm i Vjollca Hoxhës dhe Shefqet Kastratit tregon se dy biznesmenët vijojnë të mbajnë kontakte të afërta me njëri-tjetrin. 

A po përpiqet Kastrati Grup të blejë Top Channel? Kronika ‘luftarake’ e Topit që tregon se Vjollca Hoxha po bën rezistencë

Të fundit