Flash News

KRYESORE

Lajmi nga Maqedonia, zbulohen lidhjet e presidentit grek me Serbinë

Lajmi nga Maqedonia, zbulohen lidhjet e presidentit grek me Serbinë

Presidenti grek, Prokopis Pavlopuolos, është vënë në qendër të vëmendjes ditët e fundit për deklaratat e tij të ashpra kundër Shqipërisë. Kreu i shtetit grek ka përdorur një retorikë aspak të pranueshme në aspektin diplomatik ndryshe nga ç’i ka hije një presidenti.

Por kjo sjllje e Pavlopuolos nuk është krejt e rastësishme, shkruan ‘Zhurnal’, portal shqiptar në Maqedoni. Me anë të një vëzhgimi të shpejtë mund të vësh re se presidenti grek ka lidhje të forta me Serbinë dhe kjo justifikon fare mirë këtë retorikë agresive ndaj Shqipërisë.

Në faqen e tij në ‘Wikipedia’, është e shkruar se Prokopis Pavlopoulos është kumbari i David Davis dhe Alexander Davis, dy djemve të Katherine Karađorđević, Princeshës së Jugosllavisë. Lidhjet e Pavlopuolos me Serbinë i bëjnë të qarta edhe qëndrimit e kreut të shtetit grek ndaj shqiptarëve, duke dalë madje edhe jashtë linjës së qëndrimeve zyrtare të qeverisë greke e duke lëshuar kërcënime.

Deklarata për Kosovën e zv/kryeministrit neo-nazist shkakton tronditje në Austri; reagon Ambasada dhe Hahn, por jo kancelari

Të fundit