Flash News

KRYESORE

Lajmi për dorëheqjen, zëdhënësi i Xhafajt përpiqet ta mbulojë: Sapo dolëm nga zyra...

Lajmi për dorëheqjen, zëdhënësi i Xhafajt përpiqet

Ardi Bita, zëdhënësi i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar pas lajmit të publikuar nga Politiko.al se ministri i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, por ky i fundit e ka lënë pezull.

Bita dërgoi një mesazh në emisionin “Real Story”, ku theksoi se sapo ka lënë zyrën e ministrit dhe ai nuk ka dhënë dorëheqjen.

“Unë tani sapo u largova nga zyra e Xhafajt dhe ju konfirmoj se ai vazhdon të jetë në krye të detyrës”, ishte mesazhi që Bita i dërgoi gaztarit Sokol Balla.

Burime për Politiko bëjnë të ditur se dorëheqja e Xhafajt do të zyrtarizohet pas përfundimit të vizitës të kryeministrit Edi Rama në Francë.

Ekskluzive/ Dorëhiqet ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj

Të fundit