Flash News

KRYESORE

Lajmi për largimin e 'Facile.it', reagon kompania: Kemi ndërruar emër, aktiviteti vazhdon me 700 të punësuar

Lajmi për largimin e 'Facile.it', reagon kompania: Kemi

Drejtuesit e kompanisë ‘call center’, Facile.it, kanë reaguar pas publikimit të një lajmi ku raportohej se kishin mbyllur aktivitetin në Shqipëri, të ndikuar nga ligji i miratuar në Itali. Pas lajmit të ‘Scan Tv’, i publikuar edhe te Politiko.al, drejtuesit e kompanisë kanë kontaktuar me portalin tonë duke sqaruar se bëhet fjalë për ndryshimin e emrit dhe jo për largim nga Shqipëria.

Kompania do të quhet tani ‘Facilebroker.it’ dhe do të vijojë aktivitetin në vendin tonë. “Facile vijon aktivitetin në Shqipëri me 700 të punësuar”, sqaruan drejtuesit e kompanisë.

Vitin e fundit është rritur shqetësimi për largimin e kompanive italiane të ‘call center’-ave, për shkak se janë burimi kryesor i punës për të rinjtë shqiptarë. 30 kompani të tilla janë mbyllur në pak muaj në Shqipëri, por ky nuk është rasti i ‘Facile.it’.

Të fundit