Flash News

KRYESORE

Lajmi që dha Basha: Qeveria teknike kushti ynë, por jemi gati të eksplorojmë zgjidhje të tjera, realiste  

Lajmi që dha Basha: Qeveria teknike kushti ynë, por jemi gati të

Kryetari i opozitës ka përcjellë vendimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për të mos hequr dorë nga Qeveria teknike si kujdestare e zgjedhjeve, por në të njëjtën kohë i ka lënë një shteg të hapur mazhorancës për një negociatë.

Tha Basha:

"Nëqoftëse ka propozime që nuk i kemi dëgjuar ende, jemi të gatshëm dhe të hapur t'i dëgjojmë, por nuk jemi këtu për të tradhtuar interesat e qytetarëve dhe të fugojmë për karriket. Ne marrim peshën për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë; përmes dialogut apo përmes çdo gjëje që mund të dorëzojë opozita dhe PD. Për ne kjo është zgjidhja. Nqs ka zgjidhje të tjera realiste, jemi të gatshëm t'i eksplorojmë. Për ne është qeveria teknike me mandat popullor, kjo është rruga jonë. I takon palës tjetër të ofrojë, dhe nuk i kërkojmë sarajet, bankat, nuk i kërkojmë asgjë, por garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk mund të jetë fasadë, nuk ka hapsirë për fasadë. Me këtë vendim shkojmë në procesin e negociatave të thirrura nga Nishani."

 

 

Të fundit