Flash News

KRYESORE

Lajmi që publikoi Politiko, konfirmoi kryeministri dhe nuk e mori asnjë media. Janë të qeverisë apo të grekut?

Lajmi që publikoi Politiko, konfirmoi kryeministri dhe nuk e mori

Politiko.al muaj më parë raportoi për ekzistencën e një letre në tryezën e presidentit të Repubikës, Ilir Meta, kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryeministrit Edi Rama; ku një anëtar i delegacionit shqiptar që ka marrë pjesë në negociata për përcaktimin e kufijve detarë midis Shqipërisë dhe Greqisë, shprehej kundër marrëveshjes së arritur nga dy shtetet.

Anëtari i delegacionit dilte kundër marrëveshjes së re të detit me Greqinë sepse, sipas tij, ajo dëmton interesat ekonomike dhe gjeopolitike të vendit tonë.

Politiko.al mësoi më tej se shkak i qëndrimit të anëtarit të delegacionit është mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, deri në momentin kur Gjykata Kushtetuese të fuqizohet, marrëveshja nuk duhet të nënshkruhet.

Lajmin e Politiko.al për ekzistencën e letrës e konfirmoi dhe kryeministri Edi Rama me 4 tetor, i ftuar në emisionin “Real Story”.

“Nuk e mohoj. Ka një shqetësim të ngritur. Keni parasysh që në një grup negociatorësh me 12 a 15 veta nuk është e thënë që të ketë konsensus nga të gjtihë për gjithçka”, u shpreh Rama.

Lajmi që publikoi Politiko dhe konfirmoi kryeministri (edhe pse muaj me vone) nuk e mori asnjë media.

Së fundmi, në mediat greke raportohet për një shumë prej 1 milion eurosh që supozohet se janë përdorur nga ministra greke për të financuar disa media në Shqipëri, Maqedoni dhe Kishën Ortodokse.

Emrat e këtyre portaleve dhe gazetave nuk janë bërë ende publike, por qëllimi i financimit ka qenë sipas mediave greke “për të siguruar publikime pozitive për imazhin e Greqisë e krijimin e lobit të gazetarëve shqiptarë ne vend, si dhe kokat e medias të mbështesin interesat e Greqisë”.

Në vorbullën e këtij skandali për pagim të mediave në mbështetje të interesave të Greqisë sa i përket dhe marrëveshjes së detit, ngrenë dyshime se cilat janë mediat shqiptare që i kanë dalë në krah Greqinë; nëse janë të qeverisë apo janë të grekut?

Të fundit