Flash News

KRYESORE

Lajmi se Bregu do jetë ministre e Ramës, ironizon deputeti i ri i PD: Të na marrë edhe Patozin

Lajmi se Bregu do jetë ministre e Ramës, ironizon deputeti i ri i PD:

Deputeti i ri i PD-së, Agron Shehaj ka reaguar pas lajmit se Majlinda Bregu është një prej kandidaturave për të marrë drejtimin e Ministrisë së Diasporës në qeverinë e dytë të Edi Ramës. Shehaj ironizon këtë lajm dhe uron që edhe ish-deputeti Astrit Patozi të ketë të njëjtin fat, të bëhet pjesë e qeverisë së Ramës.

“Obobo Rama mori Majlinda Bregun. Urojmë që shumë shpejt të na marrë dhe Patozin!

Rama për Oscar. Rama lëri shfaqjet”, shkruan Shehaj.

Sa i përket zgjedhjes së Bregut në qeverinë ‘Rama2’, lajmi nuk është i konfirmuar dhe për të mësuar më shumë do të pritet e diela.

Të fundit