Flash News

KRYESORE

Lajthit politikani malazez: Të ngremë një mur në kufi me Kosovën dhe Shqipërinë

Lajthit politikani malazez: Të ngremë një mur në kufi me

Kryetari i “Lëvizjes Malazeze për Ndryshim”, Nebojsha Medojeviç, premtoi se kur të vijë në pushtet do të ndërtojë një mur në kufirin me Kosovën dhe Shqipërinë. Por faktori politik shqiptar në Malin e Zi reagoi pas kësaj deklarate duke e kritikuar.

“Drejtuesi i Lëvizjes Malazeze për Ndryshim, Nebojsha Medojeviç, poshtëron shumicën e partive shqiptare që dikur mbështetnin politikat e tij”, ishte qëndrimi i tyre.

“Pikëpamjet e Medojeviçit përfaqësojnë mënyrën e politikanëve ekstremë që nxisin urrejtjen fetare dhe intolerancën ndërshtetërore”, tha Nikollë Gegaj. Kurse kryetari i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, ish kryetari i Komunës së Ulqinit, tha se kjo është shokuese dhe e pabesueshme.

“Në kohën e kufijve të hapur, të thuash diçka të tillë në të nxehtin e një lufte politike është e papranueshme”

Pas këtyre kritikave,Medojeviç sqaroi se “muri me Kosovën dhe Shqipërinë nuk do të ngrihet as për shkak të popullit shqiptar ose malazez, por për të ndalur mafien malazeze dhe shqiptare”.

Të fundit