Flash News

KRYESORE

Lamborghini i Papës shitet në ankand për 715 mijë euro, shuma shkon për bamirësi

Lamborghini i bardhë që i ishte dhuruar Papës, është shitur në ankand për 715 mijë euro, shumë e cila ka shkuar për disa projekte bamirësie.

Sipas Ansa, shifrën e shitjes së makinës luksoze e ka bërë të ditur Fondacioni “Ndihmë për Kishën” që është edhe një nga përfituesit e shumës.

Lamborghini “Hurracan” ishte firmosur nga Papa dhe pritej që të shitej nga 250 deri në 350 mijë euro në ankandin e organizuar nga Sotheby’s në Monako.

Makina i’u dhurua Papës nëntorin e shkuar dhe është prodhuar nga Lamborghini me ngjyrat e Vatikanit.

Ajo kishte 573 kuaj fuqi dhe ishte e pajisur me një motor V10.

Të fundit