Flash News

KRYESORE

Lame shkon më tepër se Rama, shkrin Drejtorinë e ALUIZNI-t në Berat

Lame shkon më tepër se Rama, shkrin Drejtorinë e ALUIZNI-t

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama komunikoi shkarkimin e kreut të ALUIZNI-t Berat, drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame ka vendosur shkrirjen e Drejtorisë së ALUIZNI-t në qytetin e një mbi një dritareve.

Vendimin Lame e ka argumentuar me faktin se paraqitja e kësaj Drejtorie linte shumë për të dëshiruar.

“Kryeministri nuk kërkon shërbëtor për vete por për publikun.Drejtoria do të shkrihet dhe të ringrihet për t’ju shërbyer më mirë qytetarëve” ka deklaruar Lame në Berat.

Lame apeloi të rinjtë që të bëjnë kërkesë për t’u punësuar te ALUIZNI në Berat.

“Të ndryshojmë në themel administratën për ti shërbyer më mirë qytetarëve. Drejtoria e ALUIZNI-t Berat ishte shkrehur dhe nuk e kapte dot ritmin”.

Berati është qarku me numrin më të vogël të legalizimeve.

Të fundit