Flash News

KRYESORE

“Lamtumirë i dashur Profesor!", Meta dedikim prekës pas ndarjes nga jeta të Llambro Filos

“Lamtumirë i dashur Profesor!", Meta dedikim prekës pas

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të profesorit dhe historianit të njohur Llambro Filo, pasi humbi betejën me COVID-19.

Presidenti ka vlerësuar punën dhe kontributin e akademikut të dhënë ndër vite në fushën e Historisë, ndërsa si ish-studenti i tij shprehet se “ruan respektin më të thellë për komunikimin e ngrohtë dhe njerëzor si mësimdhënës, për aftësitë e spikatura pedagogjike, por edhe si një intelektual me vlera të larta shoqërore dhe qytetare.”

“Lamtumirë i dashur Profesor! I paharruar kujtimi!", e përmbyll kështu presidenti Meta mesazhin e tij.

Mesazhi i plotë i Presidentit:

Një tjetër lajm i trishtë më hidhëroi sot, ndarja nga jeta e njërit prej Profesorëve të mi të dashur, Llambro Filo, pedagogut veteran të Departamentit të Historisë. Si ish-student i Tij ruaj respektin më të thellë për komunikimin e ngrohtë dhe njerëzor si mësimdhënës, për aftësitë e spikatura pedagogjike, por edhe si një intelektual me vlera të larta shoqërore dhe qytetare, me kontribut të shquar në fushën e Historisë, së cilës i kushtoi gjithë jetën e Tij. Duke ndarë dhimbjen me familjen Filo, të afërmit, komunitetin e nderuar të historianëve dhe të gjithë studentët e shumtë të Tij, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta! Lamtumirë i dashur Profesor! I paharruar kujtimi!

Të fundit