Flash News

KRYESORE

Landi i WSF revoltohet me pushuesit në jug: Mos ardhshi më këtu e mos e bëfshi pikën e hajrit asgjëkundi 

Landi i WSF revoltohet me pushuesit në jug: Mos ardhshi më këtu e

Roland Hysi i WSF ka shprehur gjithë revoltën e tij lidhur me sjelljen e pushuesve në jug për shkak të gjendjes që lënë vendin pas festave "të shthurura" që bëjnë gjatë natës.

*Shënim: Në fakt kjo është kthyer në një sjellje shqetësuese pasi në vende të ndryshme të bregdeti shqiptar shihet një sjellje aspak etike sa i përket mirëmbajtjes së vendit ku pushohet.

Ai ka publikuar një video në Instastory, përmes së cilës kritikon rininë shqiptare që me veprime të tilla të pandërgjegjshme dëmtojnë mjedisin.

“Mos ardhshi më këtu e mos e bëfshi pikën e hajrit asgjëkundi me këtë sjellje!! Derra. Shqipëria është një vend i bukur por me këtë sjellje nuk kemi për të shkuar asgjëkundi. Nuk mund t’i kërkojmë as qeverisë as dreqit, që jo po na bëj këtë e atë. Nëse ti vjen vëlla ose motër për qejf edhe shkakton këtë lloj mynxyre këtu, je një derr që ai tjetri aty dhe qeveria të thotë ‘o vëlla nuk kam çfarë bëj se ti je një derr’! Prandaj kujdesuni për ambientin, pini, bëni qejf, bëhuni tapë por mos lini menderosje nga pas. Tani këto gjërat tuaja po jua heq unë sot, po thirrini mendjes legena”, shprehet Landi.

[video width="640" height="1136" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/08/117890121_306701353723319_831508907660278108_n.mp4"][/video]

[video width="640" height="1136" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/08/117991840_1631804510318531_4207685231394079601_n.mp4"][/video]

[video width="640" height="1136" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/08/118076394_2610365459276028_802096610220122402_n.mp4"][/video]

[video width="640" height="1136" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/08/117771489_3422011094531504_8475758530882833335_n.mp4"][/video]

Të fundit