Flash News

KRYESORE

Lapraka me Bibliotekë të re, do të shërbejë edhe si qendër komunitare

Po vihet në zbatim projekti i rikonstruksionit të plotë të Bibliotekës së Laprakës në Njësinë 11 në Tiranë.

Aktualisht po bëhet zëvendësimi nga e para e gjithë infrastrukturës së godinës, përfshi suvanë, dyshemenë, nyja sanitare, si dhe vetratat e dyert të cilat janë vendosur të reja.

Kjo është një tjetër dhuratë që Bashkia e Tiranës i bën banorëve të Laprakës pas rikonstruksionit edhe të kinemasë. Kjo pasi Biblioteka do të shërbejë jo vetëm si një ambient dinjitoz për lexuesit, por dhe si qendër komunitare për zonën.

Të fundit